Sport

Ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit takohët me kryetarin e studentëve me nevoja të veçanta, z. Leonor Berisha

 

Të hënën në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim përfaqësuesin e studentëve me nevoja të veçanta, z. Leonor Berisha, dhe studentët, znj. Herolinda Zaqiri dhe z. Gentrit Zaqiri.

Ata u takuan me Ministrin, z. Hajrulla Çeku, ndërsa diskutuan për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë, mungesën e infrastrukturës dhe qasjen e vështirë në shumë aktivitete për shkak të saj.

Z. Çeku u zotua që do të kujdeset që infrastruktura në stadiume, muze e teatro të përshtatet me nevojat e tyre dhe të kenë qasje të gjithë.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe asistentja administrative e Ministrit, znj. Bleona Kelmendi.

Related Articles

Back to top button