Sport

Llapi fituese e Kupës së Kosovës

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Llapi iu ka gëzuar trofeut të Superkupës, pasi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mundur skuadrën kampione të Kosovës, Prishtinën, me rezultat 3:1. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 1:1, derisa në vazhdime llapjanët ishin më të mirë dhe arritën që me dy gola tjerë t’i gëzohen një tjetër trofeu të rëndësishëm. Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut krahas presidentit të FFK-së, Agim Ademi ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

Related Articles

Back to top button