Sport

VEDAT MURIQI SHPËTON KOSOVËN

Kombëtarja e Kosovës dhe Greqia kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sonte në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com.

 

‘Dardanët’ dhe grekët u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kombëtarja jonë, bëri paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë, duke bërë presion të madh drejt portës grekë, por ishte skuadra mike që kaloj në epërsi përmes Anastasios Douvikas në minutën e 45+2’, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesëlojën e dytë, skuadra jonë kishte iniciativën në terren, duke e kërkuar golin e barazimit vazhdimisht dhe të cilin e gjeti në kohën shtesë në minutën e 90+2 përmes sulmuesit Vedat Muriqi.

Pas këtij barazimi, Kosova renditet e treta në Grupin B me katër pikë të tubuara, derisa Greqia ka një pikë më pak  dhe renditet e treta. /RTKLive/

Related Articles

Back to top button