Sport

ZYRTARE: KOSOVA DHE BERNARD CHALLANDES NDAJNË RRUGËT

Ashtu siç u prit, Federata e Futbollit të Kosovës ka shkarkuar përzgjedhësin Bernard Challandes.

 

Presidenti Agim Ademi në konferencën për media, ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun zviceran.

Ademi tha se nuk janë përmbush kriteret e vendosura, andaj Challandes më nuk do jetë në krye.

“Ne jemi mbledhur për trajnerin Challandes, duke marrë parasysh objektivat tona, e falënderojmë për punën e bërë që kemi pasur sukses në Ligën e Kombeve, por tutje, nuk i kemi përmbush objektivat tona dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndërprejmë bashkëpunimin. Selektori Challandes nuk do jetë më trajner i ekipit tonë dhe ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin tutje. Ne po mendojmë për diçka më tutjeshme, e falënderojmë Challandes për të gjitha”, deklaroi ai.

Related Articles

Back to top button