Shëndetësi

Depresioni paslindjes, (postnatal) , (postpartum)

Tema: Depresioni paslindjes, (postnatal) , (postpartum)

Sipas statistikave 50-80% e nënave pas lindjes përjetojnë depresion postpartum që lidhet me shtatzëninë dhe lindjen.  Depresioni pas lindjes vjen në dy forma:

Forma e parë është në fillim (prek rreth 80% të grave menjëherë pasi sjellin në jetë fëmijën) dhe forma e dytë është më vonë (kjo është forma më e rëndë dhe  zakonisht njihet disa javë pas lindjes. Prek 20% të grave).

Simptomat e formës së lehtë përfshijnë mërzi, ankth, ndjesinë e të qarit dhe probleme me gjumin.. Ky lloj depresioni i lehtë largohet me ndihmën nga personat e afërt dhe me kujdesjen ndaj bebit.

Është e rëndësishme të kuptoni kur depresioni zgjat më shumë se dy javë, atëherë  kalon në fazën më të rëndë të tij.

Simptomat e depresionit post-partum ndahen në tre kategori:

1. Mërzia pas lindjes: zgjat shumë pak; kërkon vetëm mbështetje nga të afërmit.
2. Depresioni postpartum: zgjat më shumë se dy javë; kërkon përkujdesje mjekësore dhe psikosociale.  
3. Psikozë postpartum: është forma më e rëndë, kërkon përkujdesje psikiatrike.

Nga se vjen depresioni i paslindjes?

Nga arsyet fizike që lidhen me çrregullimin hormonal. Ky fenomen vjen nga procesi i shtatzënisë dhe lindjes së bebes.
Arsyet psikologjike: ndonjëherë gratë me depresion të postpartum kanë vështirësi të përshtaten me rolin e ri të nënës dhe të kapërcejnë presionin e shkaktuar nga gjidhënia dhe përkujdesja ndaj bebes. Gjithashtu presioni i grumbulluar në periudhën e shtatzënisë dhe shqetësimet e mëdha mund të shkaktojë çrregullimet shpirtërore.
Arsyet shoqërore ku bëjnë pjesë problemet ekonomike, mungesa e përkrahjes nga bashkëshorti apo prindërit. Çdo nënë e re ka nevojë për mbështetjen e familjarëve.

Clinical Therapist/ Terapiste klinike: Ornela Lami

Numer kontakti :  + 355 69 669 6222

Disa nga simptomat e ndërlidhura më të zakonshme tek klientja janë:

Simptomat fizike

Simptomat psikologjike

Simptomat e sjelljes

Tension muskulor (shtrëngim i nofullave, kërcitje të dhëmbëve, mbledhje e shpatullave)

Ndjeshmëri e lartë ndaj kritikave/kritikues ndaj të tjerëve

     Pagjumësi

Rritje e presionit arterial

Humor i paqëndrueshëm (i tensionuar, i irrituar)

Ndryshime të oreksit

Akatizi, nervozizëm

Problem me përqëndrimin

Izolim nga të tjerët

Dhimbje koke ,dhimbje stomaku,problem me tretjen

Problem me marrjen e vendimeve

Më pak vetëkontroll (pirje e duhanit, konsum i sasive të mëdha të ushqimit)

Frymëmarrje sipërfaqësore

Të menduar rigid

(jo fleksibël), mungesë e sensit të humorit

Shpërthime verbale

Trajtimi përfshin : Psikoterapi, aktivitetet fizike si Yoga dhe Pilates, përforcimi i lidhjes mendje-trup,  marrjen e medikamenteve ose zëvëndësimi i mendikamentëve me anë të ushqimit.

Related Articles

Back to top button