Sport
Edhe një medalje për Xhudistet e Kosovës

BRAVO FLAKA LOXHA🥋🇽🇰, medaliste e bronztë🥉 e Evropës për U-23🔥👏👏👏
Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të U-23 të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja jonë në luftën për të bronztën mundi Hasret Bozkurt të Turqisë, kategoria -57 kg.
Loxha shënoi tri fitore dhe një humbje.
Sot garuan edhe Erza Muminoviq e Laura Fazliu, të cilat u ndalën në luftën e parë.
Urime Flakës dhe komunitetit të xhudos, medalja e radhës në nivel evropian.
#JudoBudapest2021 #EuropeanChampionships
Foto nga arkivi