Sport

Presidenti j KOK-ut Ismet Krasniqi ka falenderuar Qëndren Edukative “ Bardha “

Fëmijët e Qendrës Edukative “Bardha” në Prishtinë, ishin krahë i djathtë i Festivalit Olimpik Tokio 2020, të mbajtur gjatë verës në Prishtinë, por edhe i aktiviteteve tjera të organizuara nga KOK-u.

Drejtoresha e kësaj akademie, Gëzime Rexhepi Çollaku, së fundi ka ndërtuar një sallë të gjimnastikës, përmes së cilës synon të përfshijë fëmijët sa më shumë në sport dhe njëkohësisht të bashkëpunojë edhe me Akademinë Olimpike të Kosovës.

Në lidhje me këtë, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zyrtarja Rejhan Halili, e kanë falënderuar Rexhepi Qollakun për bashkëpunimin, derisa e kanë inkurajuar të përfshijë fëmijët sa më shumë në sport, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me klubet dhe Federatën e Gjimnastikës së Kosovës.

#AkademiaOlimpike #Bardha

Related Articles

Back to top button