Lajme

Osmani : Republika e Kosovës përfiton mbi 33 milion dollarë nga USAID-i.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me USAID-in ku Kosova  përfiton mbi 33 milion euro.

Postimi i znj. Osmani :
Sot kam nënshkruar Marrëveshjen e Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton mbi 33 milion dollarë nga USAID-i.

Investimi i vazhdueshëm i ShBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të institucioneve dhe popullit amerikan ndaj rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo ndihmë përqendrohet në rritjen e llogaridhënies së vendimmarrësve dhe institucioneve, si dhe në gjenerimin e mundësive demokratike dhe ekonomike për të gjithë qytetarët. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh falenderimin e thellë për investimin e vazhdueshëm amerikan në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button