Rajoni

Këshilltarët PAD-it (SDA) po shkruajnë histori në parlamentin e qytetit të N. Pazarit!

Ahmedin Shkrijel kolegëve të tij ua përkujton ndihmën e shqiptarëve në luftën mbrojtëse kundër çetnikëve!

Këshilltarët PAD-it (SDA) po shkruajnë histori në parlamentin e qytetit të N. Pazarit!

Ahmedin Shkrijel kolegëve të tij ua përkujton ndihmën e shqiptarëve në luftën mbrojtëse kundër çetnikëve!
Vendimi për të riemërtim të rrugës në vendbanimin Mur, i cili u votua me vullnetin e shumicës në parlamentin e qytetit, erdhi me propozimin e Ushtrisë Serbe. Rruga e deritashme e ashtuquajtur “Murska” sipas vendbanimit aktual, me kërkesë dhe insistim të Ushtrisë Serbe mori emrin e ushtarit të nacionalitetit boshnjak i cili në vitin 1999 u gjet në radhët e ushtrisë Jugosllave dhe humbi jetën në Betejën e Koshares.
Duke marrë parasysh që nuk u respektua asnjë institucion, nuk u ndoq asnjë procedurë dhe se shumë procedura të parashikuara nga ligji u shkelën, me këtë de facto në qytetin e N. Pazarit u vu nën administrim ushtarak, ndërsa këshilltarët e SNS së Vuçiqit dhe SDP së Lajiqit ishin aty vetëm për të mbuluar gjendjen e faktike.
Me këtë vendim dëshirohet të rishikohen faktet historike, në mënyrë që boshnjakët e Sanxhakut të mos mbeten të shkruar në histori si një popull që gjatë luftës serbe dhe fushatave kriminale gjatë viteve 1990 rezistoi dhe mbrojti paqen me të gjitha forcat e tyre, por si një popull që mori pjesë në të gjitha këto krime. Në fund, vetë emri i të riut që vdiq, pa ndonjë shpjegim se pse dhe si u bashkua me ushtrinë, njolloset nga ky akt përulës i pjesëtarëve të partisë së Rasim Lajiqit.
Me këtë vendim dërgohet gjithashtu një mesazh shumë i dëmshëm për vëllezërit e Republikës së Kosovës, por edhe për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kroacinë, të cilët ishin viktima të krimeve të kryera nga ushtria serbe.
Duke pasur parasysh përpjekjen për revizionizëm, përkeqësimi i rëndë i reputacionit të qytetarëve të Sanxhakut mes kombeve miqtë fqinjë, viktima të krimit, kundërshtimi i këshilltarëve të SDA Sanxhak ndaj këtij vendimi dhe gjithë kësaj, do të mbetet i shënuar në histori.
Shefi i klubit të këshilltarëve të PAD-it (SDA Sanxhakut) lider i së cilës është dr Sulejman Uglanin, shpjegoi shkurtimisht pozicionin e partisë së tij për marrëzinë e këtij vendimi.

Related Articles

Back to top button