Shëndetësi

Rëndësia e diellit për shëndetin e fëmijëve

Ekspozoni fëmijët tuaj në Diell🌞
Parandaloni rakitizmin (dëmtimin e kockave të trupit) ❌

Rakitizmi është sëmundje që po dëmton kockat e fëmijëve në zhvillim.

Numri i fëmijëve që vuajnë nga rakitizmi po rritet çdo ditë e më shumë, shkak mungesa e vitaminës D.

Rakitizmi po ndodh kryesisht te femijët. Rezulton nga mungesa e kalciumit dhe fosforit në lëngun ekstraqelizor, zakonisht e shkaktuar nga mungesa e vitaminës D.

Nëse fëmija i ekspozohet në mënyrë adekuate diellit, 7 dehidro- kolelsteroli në lëkurë aktivizohet nga rrezet ultraviolete dhe formon vitaminën D3, e cila e prevenon këtë sëmundje.

Fëmijët të cilët mbesin brenda gjatë periudhës së dimrit në përgjithësi nuk marrin sasinë e duhur të vitaminës D pa shtimin e saj në dietë. Rakitizmi ka tëndencë të ndodhë në veçanti në muajtë e pranverës për shkak se vitamina D e formuar gjatë muajve të verës deponohet në mëlçi dhe është e gatshme për përdorim në dimër.

Related Articles

Back to top button