Rajoni

Dr. Uglanin, uron Kurtin me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare

Fitorja elektorale e Vetëvendosjes është bazë e fortë legjitime për zhvillimin e Republikës së Kosovës

“Në emër të Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut dhe në emrin tim, ju përgëzoj për fitoren bindëse që arritët në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Ne jemi të kënaqur me faktin që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike.

Rezultati i arritur i zgjedhjeve pasqyron mbështetjen e qartë të qytetarëve për vizionin tuaj për të ardhmen e Kosovës.

Kjo mbështetje elektorale është një bazë e fortë legjitime për zhvillimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës në procesin e integrimit Evropian dhe NATO.

Ne presim që boshnjakët të luajnë një rol aktiv në qeverinë e re dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës.

Me dëshirën për të vazhduar të ushqej dhe promovoj lidhjet e ngushta midis popullit boshnjak dhe shqiptar, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës, pranoni shprehjet e miqësisë dhe respektit tim të sinqertë.

Te uroj gjithë te mirat.”

Related Articles

Back to top button