Rajoni

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Zv drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami, në një shkrim përmes profilit të tij në Facebook ka folur për regjistrimin e popullsisë, në Maqedonin e Veriut .

Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare deri tani janë vetëregjistruar 184567 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga diaspora.
Postimi i plotë i Selamit:

Te nderuar miq,
Hiqjuni politikës, hiqjuni përtesës, t”i lëmë inatet që mund t’i kemi në baza të ndryshme, t’i lëmë personat a grupet e ndryshme të interesit apo partitë politike që ju fusin më tepër huti, mos e lëmë këtë punë në asgjë, hajde të gjithë bashkë t’i ndihmojmë procesit, të kontribojmë që të regjistrohet diaspora deri në mërgimtarin/bashkëatdhetarin tonë të fundit!
Këtu nuk ka mes, o humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!
Vetëm me një regjistrim të suksesshëm e të plotë, fitojmë të gjithë.
LE TË FITOJMË TË GJITHË – LE TË REGJISTROHEMI TË GJITHË!
❤🖤
REGJISTROHU TANI NË:
https://census.stat.gov.mk

Related Articles

Back to top button