Lajme

Është nënshkruar Marrëveshja e Zbatimit për projektin ” Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”

Është nënshkruar Marrëveshja e Zbatimit për projektin ” Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”

Sot është nënshkruar marrëveshja e zbatimit ndërmjet Ministrisë së Financave, GIZ dhe Asociacionit PIT për zhvillimin e mëtejshëm të PIT në Prizren nga partnerët në prani të Ministres së Financave Bajrami dhe Ambasadorit Rohde.

Ministrja Bajrami mirëpriti mbështetjen gjermane për projektin e PIT, e cila po krijon një qendër rritjeje dhe të diturisë në Kosovë, dhe gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë drejt një zbatimi në kohën e duhur të projektit përmes marrëveshjes së bashkëfinancimit që do të nënshkruhet këtë vit.
Ambasadori Rohde theksoj mbështetjen gjermane për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu edhe forcimin e tregut të punës.

PIT Prizren është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një ambienti tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) i cili do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës. Rëndësia e projektit PIT theksohet më tej në vazhdën e efekteve të COVID-19 për faktin se përfaqëson një mundësi për krijimin e vendeve të punës pasi u siguron sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të reja një vend për zbatimin e ideve të tyre inovative, bashkëpunimin dhe përshpejtimin e aftësive. Për të mundësuar atë që u tha më lartë të dy qeveritë, Gjermania dhe Kosova kanë siguruar 12.5 milion EUR, një investim i shpërndarë gjatë tre viteve për të trajtuar nevojat infrastrukturore dhe të tjera të projektit të PIT.

Zhvillimi i PIT Prizren po implementohet nga GIZ Kosova në emër të Asociacionit PIT, përmes bashkëpunimit të ngushtë me projektet të tjera të GIZ të cilat janë aktive në fushën e promovimit të eksportit , arsimit dhe aftësimit profesional.

PIT Prizren aktualisht është në kërkim të aplikacioneve nga bizneset, start-upet, ofruesit e trajnimeve dhe palët e interesuara të inovacionit dhe sipërmarrjeve për tu bërë pjesë e PIT Prizren. Aplikimet në internet mund të dorëzohen sipas afateve dhe kushteve të paraqitura në vijim në faqen e internetit :

www.itp-prizren.com

Related Articles

Back to top button