Rajoni

Spartak Nxhela shqiptarët do jenë triumfues

Për Detin Jon.
Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët.
Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në Detin Jon?
Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaje; sepse ka frikë. Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë.

Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në Detin Jon.
Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në Detin Jon, që bëri në vitin 2013 korrupsioni i lartë shtetëror. Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri -Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, marrëveshje nuk ka më, dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal.

Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë.
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të Detit Jon.

  1. Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare.
    Por, Detin Jon nuk na i marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë.
    Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa, dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen.
    Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore.
    Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button