Rajoni

Tronditet Serbia, nxënësi vret 9 persona e plagos 7 të tjerë

Sot në Beograd rreth orës 8:00, mbetën të vrarë nëntë persona ndërsa u plagosën edhe shtatë të tjerë.

 

Siç raporton BBC, me armën që mori nga banesa e babait të tij, 14-vjeçari dyshohet se kreu këtë akt.

Një zëdhënës i policisë serbe deklaroi se i dyshuari kishte hartuar një plan të hyrjes dhe daljes nga shkolla.

Raportohet se atij iu gjet skica në tavolinën e ti.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se i dyshuari që u arrestua shumë shpejt, i kishte caktuar edhe objektivat prioritare.

“Skica duket si diçka nga një video-lojë ose film horror” – ka deklaruar zëdhënësi.

Deklaratat e zyrtarëve policor gjithashtu tregojnë se i mituri kishte përgatitur një listë të fëmijëve që do t’i sulmonte, e po ashtu ai e kishte planifikuar në detaje se në cilat klasa do të shkonte së pari.

Në gjitha shkollat në Serbi janë mbyllur për sot, ndërsa nesër dita në Serbi do të fillohet me një minutë heshtje në nderë të viktimave.

Ministri i Arsimit në Serbi gjithashtu njoftoi se Qeveria ka shpallur tri ditë zie në të gjithë vendin, duke filluar nga e premtja, 5 maj deri më 7 maj.

Reagime dhe ngushëllime për familjet e viktimave janë shprehur nga të gjithë liderët evropianë e të rajonit.

Related Articles

Back to top button