Rajoni
Kreparlamentari Xhaferi takon ambasadorin Francez

Sot realizova takim me ambasadorin e Republikës Franceze, Sh.T. Kristijan Timonie. Në takim e përsërita qëndrimin se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Asamblenë Nacionale dhe Senatin e Republikës Franceze, kontribuojnë në masë të madhe në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve. Diplomacia parlamentare është dimension i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.