Lajme

Ramiz Kelmendi me një urim për bashkëluftetarët që gjinden në Hagë

I nderuari z.Thaçi , i nderuari z. Veseli dhe bashkluftëtarë që gjendeni padrejtësisht në Hagë,

Sot po shkelim në natën e fundit të Vitit 2020. Një natë feste, por festë e zymtë, festë ku liderët shtetëror, politik që kanë kontribuar për ndërtimin e Lirisë nga okupatori serb.
Ndërtimi i paqesë me shumë sfida, ndërtimi ekonomik që mund të preket, shihet dhe shijohet nga të gjithë ne, ju atribuohet luftëtarëve që sollën Lirinë. E di që kjo festë ju gjenë largë nga familjarët, miqtë dhe bashkëpuntorët, por e tillë qenka jeta dhe jeta politike.

Mund tju them se mbetemi në mbështetje me vlerësime për punën e madhe që keni bërë për Kosovën! Andaj, urimi im për ju është i përzemërt. Të Shëndetshëm qofshi, të qëndrueshëm qofshi për të treguare pafajsinë, për tu kthyer në gjirin familjarë dhe për të treguar që ky është edhe një flijim për të ardhmen Shtetërore të Kosovës.

Me respekt dhe konsideratë të lartë;
Ramiz Kelmendi

Related Articles

Back to top button