Lajme

Librini botuar nga Faton Bislimi nuk lejohet të kaloj transit nëpër Serbi

E vërteta për shqiptarët, edhe kur nuk ka lidhje me Serbinë, i pengon Serbisë. Ajo duhet të dekriminalizohet dhe të lirohet nga e kaluara e mendimit hegjemonik antishqiptar.

Libri im mbi historinë unike të shpëtimit të hebrejëve nga shqiptarët gjatë Holokaustit, si shembulli më i veçant në botë për tolerancën tonë ndërfetare, sakrificën tonë kombëtare, dhe razinë tonë familjare për t’i mbrojtë mikun që ka kërkuar strehim në vatrën tonë, nuk është lejuar sot të kalojë nëpër territorin serb transit përmes transportuesit të rregulltë rrugor me destinacion Zvicrën (me gjithë dokumentacionin e rregulltë nga botuesi në Amerikë).

Libri është botuar në SHBA në anglishte në versionin origjinal në Janar 2020, dhe është promovuar në Përvjetorin Ndërkombëtar të Holokaustit në selinë e OKB-së në New York dhe një kopja ia pata dhuruar personalisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Guterres.

Ky akt i serbëve është tepër qyqar! Atyre që libri u pengon ende u është rezervuar vendi në faqet më të zeza të librave të historisë!

Related Articles

Back to top button