Sport

Formacioni startues: Sylvinho me ndryshime në 11-she, Daku starton ndaj Ishujve Faroe

Kombëtarja shqiptare ka publikuar formacionin startuese për ndeshjen kualifikuese kundër Ishujve Faroe.

Shqipëria dhe Ishujt Faroe takohen sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 20:45, shkruan ngo shqip!

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka bërë ndryshime të shumta në 11-shen startuese.

Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku do të startojë nga fillimi për kuqezinjtë në krye të sulmit.

Shqipëria ka siguruar pak ditë më parë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, andaj ndeshja ndaj Ishujve Faroe më shumë do të jetë festive.

Vlen të përmendet se Shqipërisë i nevojitet vetëm një pikë të mbyll kampanjën kualifikuese në vendin e parë në Grupin E.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.

Related Articles

Back to top button