Show Biz

23 vite më e re, kjo është e dashura e Robert Berishës

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, rreth dy javë më parë festoi ditëlindjen ku mbushi 46 vjeç.

Me këtë rast ai mori një urim special nga e dashura e tij, Ana Skrel, përmes një postimi të ndarë në InstaStory.

“Urime ditëlindjen për mashkullin që ma vodhi zemrën”, shkruhet në postim.

Deri më tani, prezantuesi nuk ia kishte zbuluar as imazhin dhe as identitetin e partneres së re. Edhe pse nuk dihet shumë për të, ajo numëron mbi 6 mijë ndjekës në Instagram.

Siç shihet në rrjetet sociale, ajo ka mbushur 23 vjet në gusht dhe ka një diferencë të madhe në moshë me Robertin.

Roberti viteve të fundit është komentuar për disa romanca të reja, edhe pse shumica prej tyre nuk kanë qenë të konfirmuara.

Related Articles

Back to top button