Lajme

Asambleja e NATO-s falenderon Xhavit Halitin për bashkëpunimin me këtë organizat

Asambleja e NATO-s ka falenderuar ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës për bashkëpunimin 12 vjeqar, në letër kërkohet nga Haliti të vazhdoj edhe më tutje këtë bashkëpunim në mes tyre .


Letra e plotë:

I nderuar z Haliti,

Në emër të të gjithë kolegëve dhe miqve tuaj në Asamble, si dhe stafit të Sekretariatit Ndërkombëtar, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin dhe shërbimin e shkëlqyer në Asamble gjatë 12 viteve me ne. Nën udhëheqjen tuaj, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka fituar një zë aktiv në AP të NATO-së dhe ka pritur delegacione të panumërta të Asamblesë dhe ka qenë nikoqir i shumë takimeve. Do të na mungoni.

Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë ju mbeteni pjese e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-së, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-së.

Ju lutem ia dërgoni Roberta Calorio (Shef për Marrëdhënie me Delegacionet dhe Komunikim në Sekretariatin Ndërkombëtar (rcalorio@nato-pa.int) një e-mail adresë nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij komuniteti të zgjeruar të AP të NATO-së.

Dëshiroj t’ju inkurajoj të vazhdoni të ndiqni punën tonë në platformat e ndryshme mediatike të AP të NATO-së dhe t’i shfrytëzoni raportet e shkëlqyera të Asamblesë dhe dokumentet tjera politike.

Internet: https://www.nato-pa.int/
Facebook: http://www.facebook.com/natoparliamentaryassembly
YouTube: https://www.youtube.com/user/NATOPAofficial/videos
Tëitter: https://twitter.com/natopapress
LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/nato-parliamentary-assembly
Flickr: https://www.flickr.com/photos/natopa/albums
“Newsletter” (Gazeta): regjistrohuni në Gazetën tonë përmes faqes së internetit dhe pranoni raporte të rregullta dhe risi mbi aktivitetet tona.

Ju uroj gjithë të mirat dhe ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni në rast se ju duhet asistenca e Asamblesë.
Gjithë të mirat,

Related Articles

Back to top button