Rajoni

Përshkallëzohet konflikti. Athina dërgon ushtarë në ishuj

Arrin një tjetër nivel tensioni në Mesdhe mes Turqisë dhe Greqisë
Pas deklaratës së presidentit turk Erdogan forcat ushtarake turke u zhvendosën në kufirin me Greqinë. Tashmë tanket janë zhvendosur nga kufiri me Sirinë drejt Edirnesë, pikës më të afërt tokësore me Greqinë.
Po ashtu edhe anijet luftarake turke ndodhen në Antalja pak km larg ishullit Meis që i përket Greqisë. Ndërsa vazhdon të mbrohet edhe anija Oruç Reis që prej javësh po vijon kërkimet sizmike për naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor. Forcat detare i kanë ardhur në ndihmë në kuadër të zgjatjes së aktivitetit për kërkim.
Nga ana e saj edhe Greqia nuk është e papërgatitur. Sipas mediave rreth 100 mijë forca të armatosura janë vendosur në ishujt e diskutueshëm mes dy vendeve. Kjo ka ngjallur reagimin e Ankarasë pasi sipas marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923 ndalohet armatosja e ishujve ndërsa aty mund të vendosen vetëm forca policore.
Po ashtu në ndihmë të Greqisë është edhe Franca që javën që vjen do të nisë drejt Mesdheut anijen luftarake Charles de Goel ndërsa forca përkrah Athinës do të kenë edhe Emiratet e Bashkuara. Kjo është një përgjigje ndaj stërvitjes ushtarake që nisi sot Turqia në veriun e Qipros që drejtohet nga Ankaraja, stërvitje e cila do të zgjasë deri në 10 shtator.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button