Lifestyle

Shpellat mahenitëse të Kosovë

Shpellat e Kosovës

Kosova ka disa shpella te cilat mund të vizitohen dhe do të maheniteni me bukurit e tyre

Shpella e Gadimes – Lipjan

Shpella e Radavcit  – Pejë

Shpella e Galicës    –  Vushtrri

Shpella e Malësorit – Drenas

Shpella e Gollstenës – Istog

Shpella e Lladrovcit  – Malishevë

Shpella e Nekovcit – Drenas

Shpella e Grykes se Madhe – Pejë

Shpella e Kusarit – Gjakovë

 

Shpella e Kusarit

 

Gjendet vetëm 1km larg fshatit Kusar, thënë më mirë në brendësi të këtij fshati.Kjo shpellë, ka një oborr karakteristik shkëmbor e të shkallëzuar, që mundëson ecjen e vizitorëve që duan të hulumtojnë brendësitë e kësaj shpelle.Ekzistenca e saj thuhet të jetë e lashtë.

Shpella e Gadimes

Është zbuluar rastësisht nga Ahmet Diti, duke punuar në meremetimin e shtëpisë së tij, në vitin 1969. Kjo është shpella e vetme turistike në Kosovë, e cila është hapur për turizëm në vitin 1976     , pjesa më e madhe e saj është ende e pahulumtuar.

Ka tri hyrje natyrale dhe ato gjinden në një lartësi mbidetare prej 576-584m, dhe 6-10m mbi nivelin e lumit Klysyrë. Karakteristike për këtë shpellë janë formacionet e aragonitit, por edhe përmbajtja e shkëmbinjëve të mermert prej nga e merr edhe emrin, dhe është mjaftë e dekoruar me dekorime të mineraleve nga më të ndryshmet.

Shpella e Radavcit

Shpella e Radavcit gjendet afër fshatit Radavc, pranë burimit të Drinit të Bardhë, rreth 11 km larg qytetit te Pejës pranë rrugës (Pejë-Rozhajë). Shpella gjendet ne pjesën verilindore te vargmaleve te Alpeve Shqiptare (Bjeshkëve te Nemuna.)

Shpella e Radavcit është shpellë tipike e burimeve. Formimi i saj është i lidhur me erozionin dhe punën kimike te ujërave nëntokësore të Drinit te Bardhë. Kjo shpellë përbëhet prej katër elementeve morfologjike: galeritë kryesore, galeritë e majta, galeritë e poshtme dhe kanalet vertikale. Galeria kryesore përbehet prej tri pjesëve: kanalit hyrës, galerisë qendrore dhe kanalit te vaskave. Karakteristikë për këtë shpellë është kanali me vaska i cili gjendet në vazhdimin e galerisë qendrore. Gjatësia e saj është 76 m, gjerësia prej 4–8 m dhe lartësia në mes 3-5m. Shumica e vaskave janë pa ujë.

 

Salla e madhe i takon te njëjtës galeri, dhe nga kjo sallë degëzohen korridoret në të gjitha anët. Është e mbushur me shtylla dhe dekorime shumë ngjyrësh. Fundi është i mbuluar me rërë dhe me materiale ndër të cilat gjinden blloqet gëlqerore. Vlen të veçohet se liqeni që ka qenë i mbushur me ujë është tharë, si rezultat i reshjeve të pakta gjatë kësaj periudhe dhe ka mundësuara depërtimin e ekspeditës më tutje në korridoret e kësaj shpelle (më parë depërtimi ka qenë i pamundshëm si pasojë e liqenit), ku janë zbuluar disa kristale të pastra.

Shpella “Gryka e Madhe”

Shpella “Gryka e Madhe“ ndodhet në kilometrin e tetë të Grykës së Rugovës, në anën e majtë, 60 m mbi shtratin e lumit (Lumëbardhi i Pejës), në lartësinë mbidetare 637m.

Hulumtimet në shpellën “Gryka e Madhe” kanë filluar në maj të vitit 1992.

Nivelet më të larta të shpellës nuk kanë sedimente por janë me fundërrina të rërës, ndërsa në nivelet më të ulëta mund të gjejmë gurë të rrumbullakët dhe të mëdhenj, të cilët janë shembur nga muret e shpellës. Në shpellë deri më tani janë hulumtuar pesë nivele.

Related Articles

Back to top button