Rajoni
Grubi : Maqedonia e Veriut vazhdon bashkëpunimin me OKB-në

Vazhdon bashkëpunimi intensiv me OKB-në edhe atë përmes zbatimit të suksesshëm të projekteve për përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët.
Në takimin e sotëm me Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak shpreha kënaqësi dhe u falënderova për mbështetjen që Maqedonia e Veriut merr nga OKB-të në sfera të rëndësishme për qytetarët dhe e cila është e rëndësishme për avancimin e qëllimeve strategjike të vendit, siç është anëtarësimi i realizuar në NATO dhe vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian