Lifestyle

Ilir Shaqiri më urim të veqant për nipin

HAPI I SHTATORIT

Ndër 12 muajt e vitit, shtatori duket të jetë muaji më i bukur i fëmijëve, muaji më domethënës, muaji më mbresëlënës, posaçërisht i atyre që për herë të parë hedhin hapin e madh të jetës, që do t’u shërbejë pamatshëm në udhët e trëndafilta që kanë përpara. Dhe, kudo që arrijnë, në majat më të larta të arsimimit të tyre, mësuesit e parë mbeten të paharruar, mbeten shpërblestarët më të devotshëm të dijeve të themelta.
Temali, (ashtu siç gjyshi i tij dikur) sot po e hedh këtë hap në tempullin dijes ku mësohet gjithçka, butësisht, gjerësisht, gjatësish e gjatë, që të bëhet vetvetja e ta jetojë të ardhmen e ndritshme me besim të plotë dhe kurajë të papërkulur, për t’i shërbyer: shtëpisë, shoqërisë, atdheut dhe botës së qytetëruar, me vepra të mira!

Paç bekimin tim në çdo hap të jetës, nipi im i mirë!

Related Articles

Back to top button