Rajoni

Spitali gjinekologjik i Shkupit ndotësi me i madh i qytetit

Spitali i dytë më i madh i maternitetit në vend nuk do të jetë më shkak i ndotjes për qytetin e Shkupit

“Ky është një nga aktivitetet që kemi punuar si qeveri. Ky është projekti i parë me të cilin po fillojmë dhe do të donim ta paraqisnim këtu, me të cilin po e kthejmë vendin tonë në një energji më efikase. Ky është gjithashtu një shembull se si secili institucion individual, në këtë rast Ministria e сhëndetësisë, mund të marrë përgjegjësinë për të qenë më efikas në energji dhe më ekologjik.

Siç thashë dje, ne do të vazhdojmë të shndërrojmë shumicën e ndërtesave publike në vendin tonë nga përdoruesit e naftës së rëndë në ndërtesa më efikase të energjisë dhe objekte më ekologjike.

Dëshiroj gjithashtu të përgëzoj drejtorin e spitalit, Dr. Bashkim Ismaili, për kontributin në këtë projekt, tha Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, i cili së bashku me Zëvendës kryeministrin e parë dhe Ministrin e sistemit politik dhe marrëdhëniet midis bashkësive z. Artan Grubi dhe Ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe ishin sot në një vizitë për sistemin e ri të ngrohjes në Spitalin për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair në Shkup.

Gjegjësisht, në sezonin e ngrohjes, ky spital do të fillojë me një sistem krejtësisht të ri të ngrohjes me gaz të lëngshëm (LPG). Spitali i dytë më i madh i maternitetit në vend nuk do të jetë më shkak i ndotjes për qytetin e Shkupit.

Për shkak të vjetërsimit të kaldajave ekzistuese dhe kaldajës qendrore të ujit të nxehtë, spitali gjinekologjik u shpall një nga ndotësit më të mëdhenj në Shkup.

Related Articles

Back to top button