Rajoni

Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni

Lufta kundër korrupsionit dhe demtimit të shtetit ka filliar me arrestimin e figurave të larta shteterore ka thënë zv.Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazi . Arrestimini radhës është ai i Ambasadort të Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt, ai është arrestuar sot, ka bërë të ditur zv.kryeministri Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter.
Shegrt për një kohë ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Mal të Zi, ndërkohë që ai sot është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të detyrës. Ai dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.
Atij iu caktua masa e ndalimit për 72 orë.

“Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë mbetet prioritet! Do të vërtetojmë që shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, ka shkruar Abazoviq.

Related Articles

Back to top button