Rajoni

Edi Rama me batut e mbyllë takimin me Nënsekretarin e Shtetit Amerikan

Kryeministri Edi Rama e mbylli me batutë daljen e përbashkët për median me Nënsekretari i Shtetit për zhvillimin Ekonbomik Keith J. Krach i cili ndodhet në Tiranë për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri- SHBA.

“Falenderime për vizitën tuaj sidomos në këto kohë të vështirë. Më vjen mirë që në këto kohe shqiptarët dhe amerikanët e kemi një gjë të përbashkët. Në Europë e kemi të ndaluar të hyjmë. Ne kemi qenë të mësuar me këtë por fakti që ju kemi edhe juve bashkë me ne që nuk na lënë të shkojmë në Europë se kanë hall që ju qojmë Covidin është kënaqësi që jemi në Tiranë.

Koha do e tregojë që ky është vëndi i duhur për të qenë së bashku dhe nuk ka vend më të bukur se ky në mes të Europës. Shpresoj që ju ta ndjeni dhe prekni sic e ndjen dhe ambasadorja që nuk e vuan fare këtë izolim në mes të Europës.

Related Articles

Back to top button