Lifestyle

Kadri Veseli me fjalë të mëdha për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare mori Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsi për vitin 2020 që mbahët çdo vit në SHBA.

Kadri Veseli u shpreh shumë i gëzuar më këtë nderim qe iu bë shkrimtarit të madh shqiptar, ai dha lavdatst më të mëdha për Kadaren .

Postimi i tij i plotë:
Urimet më të përzemërta për gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadarenë, me rastin e marrjes së Çmimit Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë për vitin 2020. Ky është çmimi më prestigjioz i letërsisë në SHBA që jepet çdo dy vjet nga Universiteti i Oklahomas dhe revista e saj e njohur ndërkombëtare letërsisë “Letërsia Botërore Sot”. Ne krenohemi me sukseset e Kadaresë si përfaqësuesi më elitar dhe promovuesi më i mirë i kulturës shqiptare.

Jo vetëm vepra e tij si shkrimtar, por edhe kontributi i tij i pandalshëm si intelektual i angazhuar, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm për shoqërinē tonë. Po ashtu, Kadareja ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm në Evropë për mbrojtjen e Kosovës në ditët e saj më të errëta.

Related Articles

Back to top button