Rajoni

UDSH nuk pranon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës të Malit të Zi

UDSH dhe koalicioni “Bashkë nji za “ perkatêsisht kryetar Mehmet Zenka është deklaurar se nuk pranon të hyj ne pushtet me partit pro serbe te cilat janë dhe kanë qenë çdo herë anti shqiptare .

Shkrimi i tij i plotë :

Nepërmes këtij postimi dëshiroj të i drejtohem gjithë Votuesëve tē UDSH-së, koalicionit Shqiptarë “Bashkë nji za” dhe gjithë opinionit Shqiptarë: Mehmet Zenka kryetarë i UDSH-së nuk bahet pjesë e koalicionit ku marrin pjes ato parti (prosrbe) te cilat për program të vetë kajnë negocijimin e të gjithë atyre vlera për të cilat UDSH-ja tash tri dekada politikisht lufton.
Aty ku Kosova quhet shtet terorist dhe nuk pranohen krimet ndaj kombit tonë ,NUK KA VEND PËR MUA DHE UDSH-në, me ato politika që traditat ,kulturën dhe objektet tona fetare mijë vjeçare dëshirojnë dita ditës të na i përvetësojn apo zhdukin . Nuk ka vend për ne aty ku mohohet gjenocidi Srebrenicës, nuk ka vend për ne aty ku quhemi ‘Šiptari’ dhe shahet nana shqiptare, nuk ka vend per ne me ato që këndojnë këngët e Car Llazarit dhe ftojnë ushtrin me u kthy në Kosovë ,nuk ka vend për ne me ato politika që mohojn gjitha vlerat Euroatlantike ,nuk ka vend për ne e aq ma pak për mua dhe partinë që drejtoj (UDSH)me ato të cilët festojn dhe i këndojn kang vrasësve dhe krimbërsëve ndaj kombit tonë.
Këto janë vetëm një pjes e arsyeve përse nuk dëshirojmë të jemi pjes e atyre kombinimeve pamvarsishtë benefiteve që na ofrohen.
Njikohësisht i urojmë rrug të mbarë atyre parti shqiptare të cilat po ngasin të jenë pjes e këtyre kombinimeve.

Mehmed Zenka
Kryetar i UDSH-së dhe pjestarë i koalicionit Shqiptarë “BASHKË NJI ZA”

Related Articles

Back to top button