Lajme

Ish-presidenti i Kosovës prof Dr. Fatmir Sejdiu ka perkujtuar në 15 vjetorin e vdekjes Dr. Ibrahim Rugovën

Ish-presidenti i Kosovës prof Dr. Fatmir Sejdiu ka perkujtuar në 15 vjetorin e vdekjes Dr. Ibrahim Rugovën .

Postimi i plotë

Në 15 vjetorin e ikjes në amshim të Ibrahim Rugovës kujtojmë kapërcimet e tij si prijës, dhe kapërcimet kolektive të popullit që ishte gjithmonë krah tij.

Rrugëtimi i vështirë individual i Ibrahim Rugovës në rrafshin personal dhe atë politik, është sinonimi i rrugëtimit të shoqërisë sonë.

Të gjitha proceset politike në vend për të cilat punoi parreshtur, liri, pavarësi, demokraci mbajnë përjetësisht identifikimin me të, mbajnë identitetin e Ibrahim Rugovës.

Sot e përmot, pesha individuale e Rugovës, përballë proceseve nacionale jeton dhe do të jetojë bashkë me kombin tonë. Ajo ruhet me frymën e durimit, të cilën ai e praktikoi përherë.

Sot e përmot do të mbetet përveç si frymëzim, edhe model sjelljeje e veprimi në rrafshin njerëzor, krejtësisht njerëzor, por edhe në atë politik.

Fryma dhe idetë e tij jetojnë në memorien e shtetit të Kosovës dhe si të tilla do të ruhen përjetësisht.

Janë themelet e shtetit të Kosovës që mbahen fort në identifikimin me Ibrahim Rugovën, me njeriun që jetoi e veproi njerëzisht e paqësisht, edhe në rrethanat më sfiduese për vendin tonë.

U bë për të gjithë, duke i bërë të gjithë bashkë! Mbeti një dhe njëjtë përherë.

Kosova dhe qytetarët e saj, kanë nevojë për një politikë të tillë, për një shkollë të tillë mendimi, për një vizionaritet e largpamësi si ajo e Ibrahim Rugovës!

Related Articles

Back to top button