Rajoni

LISTA SHQIPTARE` TAKOHET ME MANDATARIN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË MALIT TË ZI

Partitë Shqiptare që garuan në koalicionin “Lista shqiptare”, kryesuar nga Nik Gjeloshaj ulen të enjten në negociata me Zdravko Krivokapiç, të mandatuarin për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

 

Nikoll Camaj, përfaqësuesi i komunes së Tuzit, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike, thotë për të qenë pjesë e qeverisjes ata kërkojnë të mos preken interesat e shqiptarëve dhe rruga integruese drejt BE.

Por kushte të panegociueshme nuk ka.

Java e parë e nëntorit është afati i fundit që kanë partitë fituese në këto zgjedhje të formojnë qeverinë e re, njofton ora.news.

Sipas gjasave partitë shqiptare në Mal të Zi mund të kërkojnë më shumë se një post ministror dhe zv/kryeministrin në qeverinë e re, por gjithçka do të varet nga negociatat që do të mbahen në Podgoricë.

 

Related Articles

Back to top button