Lifestyle

Shkruan Ramiz Kelmendi për Asocacionin dhe Lajcakun

Më kujtohet kur Dick Marti punonte pa pushim në përpilimin e dokumentacionit për të bërë akuza shpifëse për UÇK-në, duke dalur gjithëandej nëpër Media, Parlamente Europiane, i mbështetur nga inteligjenca ruso-serbe, i mbështetur nga dëshmitarë të prokurorisë serbe dhe më në fund ja doli të krijoj Gjykatën Speciale duke na sjellur pranq njollosjen e Luftës së pastër të UCK-së.

Shumë politikan analist duke u sorollatur nëpër Kosovë dhe media duke treguar sa të pabaza janë akuzat, por duke mos marrë asnjë veprim profesional ndërkombëtarë për ta paralizuar punën e tij të dëmshme.

Njejtë na del edhe tani z. Lajçak, kur mu nga Beogradi na tregon se duhet implementuar marrëveshjen për Asociacion me kompetenca + dhe duke anuar qartë nga Serbia, publikisht (nuk është risi), pra në Bruksel, jo të bisedohet për Asociacionin por duke marrë hapa ligjor të zbatimit. Në çfarë pozite politiko-faktike kemi rënë! Tani flasim se ne nuk e implementojmë (pra u krijua opinioni refuzues), pra po krijohet mundësia që Bashkësia Ndërkombëtare të bëjë trysni ndajë Kosovës.

Edhe sa të tjera kërkesa paska Serbia ndajë Kosovës për të ardhur tek Marrëveshja e dhimbshme për të dy palët.

Andaj, duhet punuar për të shtuar kërkesat pala kosovare në mënyrë që të arrijë për të baraspeshuar kërkesat serbe të rrjeshme, me të tona reale. Kërkoni që të futet në rend dite edhe Autonomia Shqiptare e Luginës së Preshevës dhe shumë kërkesa tjera legjitime historike.

Mos të vetarsyetohemi nëpër media vendore, mos të akuzohemi se është bërë gabim mes vete (akuza për gabime nga kushdo brenda, vërteton se Marrëveshja është e saktë) dhe kjo e bënë Lajçakun si folës i së vërtetes.

Ramiz Kelmendi

Related Articles

Back to top button