Rajoni

Kontigjenti i parë i ushtrisë së Maqedonis së Veriut niset drejt Kosovës

Pasi Maqedonia e Veriut u antarsua në NATO  në mars të këtij viti ajo tashmë ka filluar angazhimet e saj paqeruajtse në kuader të NATO-s ,një kontigjent i tillë do niset drejt Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes njofton se kontingjenti i parë me forca paqeruajtëse nga Maqedonia e Veriut i përbërë prej 44 ushtarëve sot është nisur nga kazerma “Kuzmanov Josifovski-Pitu” në Tetovë për të mbërritur në Kosovë, si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s. Ushtarët do të qëndrojnë në Kosovë për 6 muaj, ku do të punojë si oficerë të shtabit në Komandën e Përgjithshme të KFOR-it në Prishtinë dhe do të sigurojë Komandën Rajonale të KFOR-it Perëndimor. Ndryshe, Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s më 27 mars 2020.

Related Articles

Back to top button