Rajoni

Politikan nga Lugina takohen me lider nga Sanxhaku

MEKANIZMAVE TË PËRBASHKËT PËR MBROJTJEN, ZHVILLIMIN DHE PROMOVIMIN E TË DREJTAVE, KULTURËS E IDENTITETIT

Me iniciativën të Këshillit Kombëtar Boshnjak mora pjesë në vizitën dyditore në Novi Pazar me Deputetin popullor, Shaip Kamberi dhe kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani.

Iniciativë kjo që këshillat kombëtar të të dyja komuniteteve të kenë takim të përbashkët me deputetët grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar dhe SDA-Sanxhak”, për të diskutuar e shqyrtuar sfidat dhe problemet me të cilat përballen institucionet përkatëse në realizimin e të drejtave ligjore.

Të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak, ne duhet të vendosim bashkëpunim për qasjet e përbashkëta ndaj politikave, programeve dhe iniciativave rajonale. Të inkurajojë iniciativat e përbashkëta, krijimin e aktiviteteve të përbashkëta mbështetëse të Këshillit Kombëtar Shqiptar e atij Boshnjak.

Është e rëndësishme të theksohet se këshillat tona harmonizojnë politikat e tyre përmes krijimit të mekanizmave të përbashkët për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e të drejtave, kulturës dhe ruajtjen e identitetit të këtyre dy komuniteteve.

Bashkërendimi dhe bashkëveprimi në ngritjen e çështjeve që preokupojnë të dy komunitetet do jetë edhe më tej qëllimi I përbashkët që nga Memorandumi për Bashkpunim i vitit 2018.

Related Articles

Back to top button