Ish presidenti Iranian tani është bari

Në pyetjen e televizionit amerikan ‘Fox news’ drejtuar ish kryetarit iranian Mahmud Ahmedinexhad, “Kur shikoheni në pasqyrë në mëngjes, çfarë i thoni vetes?!” Ai u përgjigj:
“Unë në pasqyrë shoh një burrë dhe i them, “Mos harro, nuk je asgjë më shumë se një shërbëtor i zakonshëm”.
Thoshte se nuk se nuk ka asnjë titull, por vetëm përgjegjësi për t’i shërbyer popullit. Dhe sikur të mos e ndjente të pastër para njerëzve, ai nuk do të mund të ekzistonte, e aq më pak ta drejtonte shtetin.
Si kryetar, ai refuzoi të jetonte në pallat luksoz, dhe për disa kohë tani ai jeton në shtëpinë e tij modeste të familjes, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij. Kur shërbimet e sigurisë i ofruan të zgjidhte një vend tjetër për arsye sigurie, ai vendosi për një apartament edhe më modest mezi 50 metra katrorë.
Deri sa ishte kryetar, ai shkonte në punë me autobus ndërsa gruaja e tij punonte si pastruese. Gjatë mandatit të tij, secili ministër i ri duhej të nënshkruante dokument me shumë pika, duke përfshirë edhe faktin që ai nuk do të pasurohej gjatë mandatit të tij dhe se llogaritë e tij dhe të të afërmve të tij do të kontrolloheshin. Ai kështu veproi edhe vetë, e paraqiti raportin mbi pronën e tij: një makinë Peugeot 504 prodhim i vitit1977 dhe një shtëpi e vogël e vjetër në një nga pjesët më të varfra të Teheranit, të trashëguar nga babai i tij 40 vjet më parë.
Ai shpesh i ndihmonte pastruesit e rrugëve në pjesë të qytetit ku punonte. Bile shkoi aq larg sa nuk mori as pagë presidenciale, të cilën e shpjegon duke thënë se e gjithë pasuria duhet t’i përkasë kombit dhe ai e mbron atë. Sipas kësaj, ai tejkaloi edhe ish-presidentin uruguajan Mujica për sa i përket modestisë.
Tani jeton me pagën e një profesori universitar prej 250 dollarë në muaj. Politikisht u pensionua në vitin 2013 pas dy mandateve presidenciale.
Pasi u tërhoq nga politika punon si bari dhe ruan dele.
#Përkthim