Rajoni

Shaip Kamberi : Dhezi dritat Vulin !

Kam filluar të bindem se Ministri Vulin ka probleme serioze me mosdijen e tij për Serbinë, ligjet dhe vendimet e saj shtetërore.

Mirë do të ishte të filloj t’i mësojë një ditë, nëse ka ende shpresë, se realisht nuk mund ta bëjë unë punën që nuk e kanë bërë edukuesit dhe arsimuesit e tij. ​ ​

Megjithatë i rikujtoj z.Vulin se përfaqësuesit e shtetit të Serbisë kanë negociuar marrëveshje politike me krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe se institucionet e Republikës së Serbisë kanë miratuar Ligjin për amnistinë, që ka përfshirë pjesëtarët e UÇPMB-së.

Njëkohësisht, nuk kam asgjë kundër që ministri Vulin të transferohet për punë në Elektrodistribucionin e Serbisë për t’u marrë me pagesat e rrymës të qytetarëve. Sado që kjo nuk duket se do të mjaftoj për ta iluminuar personalisht, së paku ka mundësi që do t’i ndihmonte Qeverisë së Serbisë me mungesën e tij, nëse jo sigurimit të rrymës për qytetarët me praninë e tij.

Errësirë është në Batajnicë z.Vulin. Arkivat që dëshmojnë sesi kanë përfunduar kufomat e civilëve të pafajshëm nën dheun e Batajnicës i ke me gjasë në zyrat e Ministrisë suaj.

Dhezi dritat!

Për të vërtetën.

Për të ardhmen e gjenerateve të reja të Serbisë.

Related Articles

Back to top button