Rajoni

25 VITE NGA MARRËVESHJA E DEJTONIT

25 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

 

Kjo marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.

Pika kryesore e kësaj marrëveshje ishte ndarja e BiH në dy pjesë Federative, 51 për qind në territorin e Federatës së BiH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.

Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.

Lufta në këtë vend shkaktoi 300- mijë viktima dhe shkatrrime shumë të mëdha për vendin.
Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund kësaj lufte disa vjeçare e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Agresioni u krye nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së.

Related Articles

Back to top button