Rajoni

Talat Xhaferi ngushllon familjen e Enver Maliqit

Jam thellë i trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi i hidhur për largimin nga kjo botë e shokut tim të dashur Enver Maliqi, nënkryetar i Qytetit të Shkupit, afarist i respektuar, konsull nderi i Meksikës, humanist dhe mbështetës i njerëzve në nevojë.
I dashur Enver, ti e doje jetën dhe dije ta çmosh çdo moment të shtrenjtë dhe me zemërgjerësinë që ishte virtyti yt i dalluar, e ndaje pa rezervë çdo çast me familjarët, me miqtë, me bashkëpunëtorët dhe me secilin që pate rastin të takosh dhe të njohësh në rrugëtimin tënd në këtë botë.
Të lumtur dhe të bekuar jemi të gjithë që ishim edhe një pjesëz e vogël në përditshmërinë tënde. Kujtimin dhe mallin për ty do e ruajmë në zemër përjetësisht.
Prehu më paqe miku im i dashur!

Related Articles

Back to top button