Lifestyle

Shkruan Emine Imeri , ku po shkojnë rini !

Rinia shqiptare
Dikur të njohur si të rinj të pamposhtur nga plumbat, nga helmimet, nga sharjet e nënçmimet e armiqëve, sot në vendin e tyre, me lirinë e tyre, prapë të vrarë e të sharë, të injoruar e të poshtëruar.
Kjo kohë e lirisë të bënë të kujtosh kohën e robërisë.

Të rinjtë shqiptar të të gjitha trojeve shqiptare, jetojnë në tokën e tyre, të trashëguar nga baballarë, gjyshër e stërgjyshër që u flijuan për këtë tokë.
Tê rinjtë e kësaj toke, jetojnë si të huaj, që nuk kanë mundësi të depërtojnë përtej dëshirave, mbesin zgjuar duke ëndrruar të pamundurën.

Të rinj që duhet të bëhën ‘’këlyshqit’’ e partive politike, për të fituar bukën e gojës.
Të reja që kushtëzohen tę bëhen ‘’lodra qejfesh’’ për ‘boss-at’ e tyre, për të zënë vendin e punës që e meritojnë.
Rini që jetojnë me moton shekullore ‘’ bëhet mirë ‘ !!!

Të pafajshëm që fajësohen çdo ditë!!!

E ju, kryetarë, drejtorë, shefa..
Punësoni dhe dekoroni vetëm fëmijët tuaj, familjarë, shokë e shfalerka të juaja, gjersa meritorët i largoni nga çdo mundësi e ofruar për sukseset e tyre.

Sot, kur ata protestojnë, kur ata shkatërrojnë dhe thyejnë çdo gjë që iu del para, mos I fajësoni, sepse fajtorët jeni ju politikanët dhe ‘ boss-at ‘ që ua thyet ëndrrat kësaj rinie të pafajshme dhe ëndërrimtare.
Jeni JU ata që e meritoni me ua thy kokat, në të cilat i bluani mendimet dhe dëshirat se si të pęrfitoni për vetëm tuaj duke i varfëruar të tjerët.

Rinia e popullit shqiptar është e varfër vetëm në xhepa, të cilët ua zbrazët ju, por zemrat dhe mendjet i kanë të pasura me dituri dhe dashuri.
Ndërsa ju jeni të pasur në xhepa, por zemrat dhe mendjet i keni bosh, lakmitarë qyqarë.

Mllafi i kësaj rinie një ditë do të bëhet litar në qafën tuaj.
Loti i nënave të tyre një ditë do bëhet helmi që do t’ua shuaj etjen tuaj për pasuri.

Ju tashmë veçse jetoni të mallkuar.
Pushtetarë të mjerë!!!

Shkruar nga një e ‘ artiste e vogël me vlera të mëdha ‘ që çdo herë u injorua nga njerëzit të vegjël.

Mllefosur dhe e lodhur nga politika dhe padrejtësia në Skenderaj – Kosovë – Shqipëri .
📝Emine Imeri

Related Articles

Back to top button