Rajoni

Qeveria e Shqipëris dhe Kosovës ndertojn shkollen e vetme shqipe në Rozhajë

Qeverit e Kosovës dhe Shqipëris kanë bërë tê ditur se do të rindertojn shkollen fillore në Rozhajë pasi ajo u dogi nga zjarri vitin e kaluar. Kjo është një mbeshtetje e madhe për shqiptarët në Malin e Zi .


Shkrimi i plotë i Cakajt:

Mirëmëngjesi,

Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të shkollës “Dacaj” në Rozhajë – e vetmja shkollë shqipe në atë vend – kemi vendosur të marrim përsipër një pjesë të rindërtimit të saj pas dëmeve madhore të shkaktuara nga zjarri në muajin maj.

Kjo është shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi dhe shkolla e vetme fillore në Rozhajë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur ta ruajmë e ta mbajmë të hapur këtë qendër domethënëse të arsimit shqip në Mal të Zi. Për këtë nuk do të kujdesemi vetëm duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje.

Përderisa një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e kësaj shkolle i ka dhënë Republika e Kosovës, pjesën e mbetur për rindërtim, rregullim e mbështetje të nxënësve, do ta mbulojë plotësisht Republika e Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button