Rajoni

Shqiptarët kërkojnë që regjistrimi i popullsisë të jetë i besueshëm

Regjistrimi i popullsisë është paraparë të realizohet në prill të vitit 2021 apo 19 vjet nga regjistrimi i fundit i realizuar në vitin 2002.
Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në regjistrimin e fundit, jetojnë 25.17 për qind shqiptarë, por kjo përqindje në vazhdimësi është kontestuar nga pala maqedonase, në veçanti nga partitë opozitare.
Në Kushtetutë, shqiptarët definohen si popull që flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja dhe që përbën mbi 20 për qind të popullatës dhe mbi bazë të kësaj janë përcaktuar të drejtat e tyre gjuhësore, të simboleve, të punësimit, përfaqësimit, të drejtat kulturore e kështu me radhë. Ky regjistrim është i rëndësishëm për Maqedonin e Veriut dhe vetë shqiptarët , përqindja e shqiptarëve është kontestuar nga maqedonet mirpo shiqptarët besohet se janë në numër edhe më të madh .

Related Articles

Back to top button