Lifestyle

Emine Imeri : Kosova nuk eshte dashnorja juaj!

Me 14 shkurt
Kosova nuk eshte dashnorja juaj!

KUJDES!!!

Për Kosoven..
Ka pas ditë e nete kur jam merzitur e kam qare si femije, sa here Kosoves ia kane hap nje plage te re ose sa herë e kane prekur ne plaget e vjetra..
Kam qare kur e kane vrare armiqet, por me shume kur e kane vrare “bijte e saj”
Kam qare kur femijet e saj i kane dalur nga gjiri, për te ikur rrugeve te botes për nje kafshate buke..
Kam qare dhe ende qaj kur dal neper teren për t’i ndihmuar familjet nevojtare
Kam qare dhe ende qaj, kur i perqafoj neneloket e te pagjeturve,, motrat e dhunuara, grate e veja te burrave te vrare femijet jetimë..
Kam qare kur me jane kujtuar edhe studentet e helmuar e mesuesit e vrare..
Kam qare e po qaj..

22 vjet paslufte…

E papune, e paperkrahur..
Dhe jo vetem une, jane me qindra e mijera si unë qe çdo ditë thone “ du me ik jashtë..”
Kam menduar shpesh “me mire me ik naten prej ketij vendi” por..
UNË E DUA KOSOVËN!

Po JU qe i kerkoni votat tona si lypsari kafshaten e gojes..
14 shkurti qenka dita e dashurise apo?
A jeni te dashuruar edhe JU ne Kosoven, apo po e perdorin emrin e saj si nje dashnore e zakonshme??
Doni t’na bindni me premtime?
Atehere.. Deshmojeni dashurine e vertete per Kosoven tone!

“Me kane mar’ e mire..”

Me 14 shkurt “per inati te inatit “ dashuronu edhe ju partite politike ndermjet vete, pasi qe “14 shkurti” kerkon “çifte te dashuruara” e ne kete dite askush nuk do te festoi I vetem.
Kerkohet sakrifice, me u be bashkë e me i qit prej lojes “listen serbska” e mos me ua lene bash hiç asnje karrike atyre për qeverisje te ketij vendi, ku kane prere, vrare e djegur, me shekuj..
Le te mbeten vetem minoritet (ashtu siç e kane vendin) e jo ne shtepine tone mbret !!!

Behuni bashke, për amanetin e deshmoreve!

Kush I harron vlerat e luftes, do t’i barte pasojat e harreses në liri .

Mbushuni mend ooo shqiptar inatzi

“ Me i mire d.. yt se melaqja e huaj “

#BashkimiBënFuqinë 👐🏼

Me 14 shkurt dashurojeni Kosoven ashtu siç e deshen deshmoret e lirise.
Prandaj.. O ju trimat e pasluftes, behuni bashke në liri, sikur trimat në lufte.
Vetem për nje qellim .
Per KOSOVEN!

Mos gaboni më!!!
Kosova nuk eshte dashnorja juaj, qe ta duani vetem per kenaqesine dhe interesat tuaja.
KOSOVA eshte NËNA juaj e madhe!

Related Articles

Back to top button