Rajoni

Petro Koçi në mes të Beogradit i ndërpret fjalimin ministrit serb “Kosova është Shtet i Pavarur”

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM),që zhvillohet sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj falkë për falkë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.
Përfaqesuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe e konsideroi të rrezvikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.
Por, ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, duke deklaruar se “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.
“Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Koçi.

Related Articles

Back to top button