Filmi dokumentar ”Mbijetesa dhe shkolla” merr çmimin mujor në Luleo të Suedisë

Shkruan Shuquri Sejdijaj
Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla”/”Survival and School”, me skenar të Nuhi Bytyqit dhe regji të Ilir Kabashit ka marrë çmimin e dokumentarit më të mirë për muajin mars në festivalin e filmit në Luleo ( Luleå Film Festival ).
Ngjarjet e këtij filmi mund të duken si një përrallë, por ato janë ngjarje të vërteta dhe na vijnë të dokumentuara në një film ku për temë është veprimtaria e një shkolle në rrethana lufte. Në shtator të vitit 1998 në malet e Berishës në Kosovë do të ngritet një shkollë e improvizuar me tendë najlloni ku ndjekun mësimet afër 200 nxënës të fshatrave përreth. Pra bëhet fjalë për fate njerëzish në një peiudhë prej 20 vitesh, me xhirime të kohës dhe të tashmes ku personazhet shpalosin fatet e tyre.
Dokumentari ”Mbijetesa dhe shkolla” do të garojë për çmimin vjetor në festivalin Stockholms City Film Festival i cili mbahët në tetor të këtij viti./shs/