Rajoni

Shqiptarët e Maqedonis së Veriut të mos ndalojn se regjistruari

E nderuara Diasporë e jona,
Të nderuar bashkëatdhetarë,

Duke e patur parasyshë rëndësinë e procesit të regjistrimit;

Duke e vërejtur kohën e fundit te Ju skepticizmin e shtuar për procesin e regjistrimit e që është si rezultat i hutisë që e bëjnë me apo pa vetëdije disa politikanë maqedonas dhe shqiptarë;

Duke dashur ti mënjanojmë këto hutime e mjegullnaja që kanë për qëllim demotivimin Tuaj për t’u regjistruar;

Duke patur qëllimin e pastër dhe të sinqertë që Ju të gjithë të regjistroheni dhe për herë të parë t’a mësojmë numrin tonë se sa jemi;

Në vazhdim do të mundohem t’ua kthjelloj realitetin e fundit të krijuar rreth asaj se çka ndodhi dhe se çka po ndodhë me regjistrimin.

E gjithë kjo me qëllim të vetëm që Ju ti hiqni një herë e mirë dilemat prej mendjeve Tuaja dhe të vazhdoni të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e këtij procesi të rëndësishëm qytetaro/kombëtar:

1. Kishim proces të regjistrimit. Ai filloi për Diasporën më 1 Mars dhe po vazhdon pa ndërprerë. I njëjti do të zgjasë deri më 30 Shtator.

2. Nga 1 Prilli duhej të fillonte regjistrimi brenda shtetit. Gjatë tërë kohës këtë proces e kundërshtonte dhe nuk e pranonte opozita maqedonase, VMRO-DPMNE dhe E MAJTA (LEVICA). Kjo opozitë, nga njëra anë e kundërshtonte regjistrimin ndërsa nga ana tjetër, bashkë me opozitën shqiptare, ASH-AAA, me anë të amandamenteve të ndryshme e blokuan punën e Parlamentit. Shteti dhe institucionet e tij u blokuan. Ngecën shum ligje pa u sjellë. Mes tyre ishte Pakoja e pestë e masave anti-krizë për ringjalljen dhe zhvillimin e ekonomisë. Të mos harojmë se këtu ishte edhe Ligji për shtetësi i propozuar nga ASH-AAA si dhe shum ligje tjera të rëndësishme.

3. Kjo blokadë duhej të mënjanohej e të hiqej. E si hiqen bllokadat politike përveç se me dialog politik mes pushtetit dhe opozitës? Andaj, duhej ulur dhe biseduar. Paraprakisht partitë e koalicionit qeveritar e dinin se duhet bërë kompromis. E kompromiset gjithmonë janë të dhimbshme por në afat të gjatë sjellin perspektivë, deblokim dhe ecje para.

4. Pason takimi mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe Kryetarit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski. Që të deblokohet shteti, kategorikisht kërkohet që regjistrimi brenda shtetit të shtyhet nga muaji Prill në muajin Shtator ndërsa regjistrimi i diasporës të vazhdoje deri më 30 Shtator. Bisedat vazhduan për disa orë. Komunikimi me partnerët e koalicionit ishte intenziv. Shqiptarët në koalicion qeveritar në princip nuk ishin për t’u shtyrë regjistrimi. Por, komrpomisi duhej arritur. Ishte pushteti ai që duhej të lëshojë pe për hir të deblokimit të proceseve tjera në shtet që ishin po aq të rëndësishme.

5. Më në fund kompromisi ndodhi. Regjistrimi brenda shtetit u shtye për 5-30 Shtator ndërsa Diaspora vazhdon të regjistrohet deri më 30 Shtator.

6. Ky kompromis me fjalë tjera nënkupton: Pushteti lëshoi pe për regjistrimin, e shtyu për pesë muaj, ndërsa opozita do t’i tërheq amandamentet dhe do ta deblokojë punën e Parlamentit. U deblokua procesi i ecurisë drejtë eurointegrimeve. Opozita nuk do ta bojkotojë regjistrimin por do ta ndihmojë dhe do t’i pranojë rezultatet nga regjistrimi.

7. Opozita shqiptare ASH-AAA shfrytëzoi momentin për arritje të pikëve ditore politike dhe doli kundër shtyerjes së regjistrimit. Është fer dhe e drejtë t’i shpjegohet opinionit e sidomos opinionit shqiptar, se ky veprim në esencë ishte i pakuptimshëm sepse shtyerja e regjistrimit ishte rezultat i një kompromisi të patjetërsueshëm. Ishte një e keqe që duhej ta lejojmë të ndodhte për hir të deblokimit dhe ecurisë së mëtejshme. Kjo aq më tepër kur gjatë gjithë kohës opozita shqiptare trumbetonte se është shum e interesuar për sjelljen e ligjit të shtetësisë dhe zgjidhjen e problemeve të, siç i quanin ata, hallexhinjve pa nënshtetësi. Parashtrohet pyetja se si do ta sillnin ata Ligjin e nënshtetësisë nëse nuk deblokohej puna e Parlamentit? Ne të gjithë jemi dëshmitarë se vëtëm pasi u arrit kompromisi mes pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së, kjo e fundit u dakordua që t’i tërheqë amandamentet e shumta për Ligjin për shtetësinë dhe kështu i njëjti tani u deblokua.

8. Kështu pra kompromisi pozitë-VMRO-DPMNE solli edhe kompromisin pozitë-ASH-AAA gjë që paraqet derë të hapur për zgjidhje finale të problemit me Ligjin e shtetësisë që e kishte blokuar VMRO-DPMNE me amandamentet e saj. Pra, është fer dhe e drejtë që të jemi të sinqertë ndaj qytetarëve, sidomos ndaj qytetarëve shqiptar dhe t’u thuhet atyre qartazi se NËSE DUAM TË ZGJIDHET PROBLEMI ME LIGJIN E SHTETËSISË, PARAPRAKISHT DUHEJ DHE ISHTE I NEVOJSHËM QË TË BËHET KOMPROMISI POZITË-VMRO-DPMNE, PRA TË SHTYHEJ REGJISTRIMI. VETËM KËSHTU DO TË MUND TË VINTE NË REND DITE ZGJIDHJA PËR LIGJIN E SHTETËSISË.

9. Me këtë sinqeritet do t’a evitonim tërë këtë huti që ia shkaktuam Diasporës. Nuk do të kishte nevojë të mundoheshit që me çdo kusht të gjenit arsye për t’a arsyetuar etjen për poena politik para shqiptarëve duke e demonizuar shtyerjen e regjistrimit si fundin e botës. Me apo pa vetëdije keni bërë që Diaspora të demotivohet dhe me këtë po kryeni shërbimin më të keq për kombin. Në vend të kësaj, duhej të dilnim gjithë së bashku dhe t’ia shpjegonim këtë kompromis bashkëatdhetarëve tanë dhe ata, sigurisht që do të ishin shumë faleminderues dhe mirëkuptues.

10. Andaj, shfrytëzoj rastin që edhe një herë t’i lus të gjitha partitë politike, t’i lënë për një çast inatet anash, të dalin së bashku, apo veç e veç, ashtu si që pëlqejnë ata vetë dhe le ta thërrasin Diasporën tonë që të regjistrohet. Përveç kësaj, të ndërmarin aktivitete konkrete për informim, senzibilizim dhe për ndihmesë gjatë regjistrimit të Diasporës sonë.

11. Gjithashtu shfrytëzoj rastin që ti thërras bashkëatdhetarët tanë që t’a lexojnë me vëmendje këtë shkrim dhe i lus të vazhdojnë të regjistrohen edhe më fuqishëm, edhe më të organizuar!

12. Ftoj dhe apeloj deri tek bashkëqytetarët tanë këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’i kontaktojnë të gjithë familjarët, farefisin, miq e shokë që i kanë në mërgatë, t’i informojnë dhe të kërkojnë prej tyre që të regjistrohen sepse vetëm kështu do të tregojmë dhe dëshmojmë vitalitetin tonë.

Me respekt!

Related Articles

Back to top button