Rajoni

Sa Shqiptar jetojn në Greqi

Prej dekadash shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të emigrantëve në Greqi. Por ata përbëjnë edhe një popullatë të konsiderueshme në zonat ku punojnë dhe jetojnë. Por sa është numri i saktë i shqiptarëve që kanë lejeqëndrimi në Greqi? Dhe sa është numri i tyre në secilën nga 13 periferitë e vendit?

Të dhënat janë nxjerrë nga statistikat e ministrisë së Emigracionit ashtu siç u përpiluan në prill të këtij viti. Në prill të vitit 2020 në regjistrat e drejtorive të emigracionit në të gjithë Greqinë figurojnë 340.764 lejeqëndrimi aktive të shtetasve shqiptarë. Nga këto 43.614 ishin leje për punë. 168.801 ishin leje të ndryshme, që nënkupton rezident afatgjatë, leje 10 vjeçare, leje e brezit të dytë etj. 128.236 leje për bashkim familjar dhe 113 leje për studime.

Në Greqi mund të ketë edhe me shumë shqiptar mirpo shumë prej tyre janë edhe ilegalisht dhe të paregjistruar.

Related Articles

Back to top button