Muzika nuk vret nga Roland Mullaavda

MUZIKA NUK VRET…
(Nuk e kam menduar asnjëher se do t’vjen dita të shkruaj kështu).
– Sot më shumë se asnjëherë i frikësohem mbijetesës për veten, familjen time dhe kolegëve t’mi.
E kuptuam situatën e pandemisë kur Kosova po ‘digjej’ nga numrat e lartë të të infektuarve, nga vdekje të shumta brenda 24 orëve, por më nuk kemi as arsye e as forcë morale e as financiare që të kuptojmë.
7 muaj pa punuar asnjë gjë, 7 muaj si 25 vjeçar (i aftë për punë) po ushqehem nga prindi im pensionist me pension të Kosovës.
Sot ndjehem i turpëruar para vetes e para familjes time, jo vetëm unë por edhe shumë kolegë të mi që kanë familje për të mbajtur e fëmijë për të rritur.
Po ndjehem i turpëruar se nuk po arrij që familjes time t’i siguroj gjërat elementare, po ndjehem i turpëruar para babit tim që 40 vite jetën e tij i’a kushtoj arsimit në Kosovë e që neve sot na duhet të mbijetojmë me pensionin e tij.
I premtova babit që në momentin kur do të dal në pension do t’i përkushtohet 100% jetës së tij dhe me pensionin e tij e me ndihmën time do të mundohemi që të shijoj çdo ditë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por koha e këtij virusi mē pamundësoj që t’a mbaj premtimin tim. E kuptuam që do të jetë problem ky vit, por prap kisha shpresa që do të punojmë të paktën një përqindje të vogël të punës, por nuk e mendoja humbjen 100% të punës.
Kaloj sezona e dasmave, mendova që tashmë shteti do të ketë pak mëshirë për ne dhe do të na lejoj të paktën mbrëmjet me i mbajt (me respektimin e rregullave gjithmonë), edhe kjo e drejtë nuk na u dha.
Këto momente po i drejtoj duart nga qielli e po i lutem Zotit për fatin tonë, po i lutem që të na jep forcën që të mbahemi të fortë e t’a kalojmë këtë situat.
Tashmë po dorëzohem para shtetit, po drejtohem në rrugën e vetme të mbarë, në rrugën e Zotit, ndoshta ai do të ketë mëshirë për ne.
Tuneli n’a u mbyll e nuk arritëm me e pa dritën me sy.
P.S E ju që në kohën kur na u mbyllën dyert e punës e ne filluam duke u ankuar n’a përqeshët e ofenduat pa pikë mëshire, Inshallah asnjëherë nuk do të jeni në situatën tonë.