Rajoni

Ali Ahmeti iu drejtohët qytetarëve të Maqedonis së Veriut pas perfundimit të zgjedhjeve

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Përfunduam edhe një proces zgjedhor në vendin tonë i cili u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë ju përgëzoj të gjithëve,

Edhe në këto zgjedhje vendore, ju me vullnetin tuaj të shprehur lirshëm, e bëtë BDI-në tuaj fitimtare dhe për këtë jam shumë mirënjohës dhe si gjithmonë ju premtoj se asnjëherë në jetë nuk do të ju zhgënjej dhe nuk do të ju turpëroj.

Fitorja më e madhe është demokracia dhe liria miq, kjo më gëzon shumë dhe jam shumë krenar që sot po shprehim bindjet tona nëpërmjet të votës së lirë në të gjitha vendbanimet.

Organizata juaj, Bashkimi Demokratik për Integrim, ngadhnjeu në shumicën absolute të komunave dhe me votat e grumbulluara është fituesi i pakontestueshëm i këtyre zgjedhjeve në komuna dhe në nivel republikan.

Ju faleminderit për besimin e dhënë. Kjo është edhe një përgjegjësi shtesë të cilën me faqëbardhësi do ta zbatojmë në përputhje me orientimet tona programore.

Vendi jonë ka nevojë për stabilitet, parashikueshmëri, reforma dhe zhvillim, përfshirë këtu edhe ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe energjetike, por edhe kontestin me Bulgarinë që po bllokon rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Ne jemi të përkushtuar për të ecur fuqishëm në rrugën progresive të zhvillimit, reformave dhe integrimit europian.

Related Articles

Back to top button