Lajme

Drenicasja Rekordmene e Trefishtë në Librin Guinness

 

Arbnora Fejza Idrizi, e lindur dhe e rritur në Skenderaj, është drenicasja që theu për herën e tretë Rekordin botëror për origami, dy herët e para me lulet me vazo gjigande, ndërsa kësaj herë, pra për herën e tretë, theu rekordin me flamurin gjigand, të cilin edhe ia bëri dhuratë Kosovës për ditëlindjen e trembëdhjetë të pavarësisë.
Arbnora përveç që është një artiste e rrallë, ajo është edhe mësuese – edukatore e rrallë.
Ajo gjithashtu është edhe mësuese për artin origami (letër).
Me këtë flamur gjigand të Kosovës, ajo kësaj here loboi më së miri në botë për shtetin tonë Kosovën.
Duke e uruar, ne gjithashtu e falënderojmë që për tre herë më radhë e ngriti emrin e Kosovës, konkretisht Skenderajt!

Me mbulesë apo pa mbulesë?
Arbnora mbuloi gjithë sipërfaqen e sallës së sportit në Skenderaj me 120m2 apo me 127.400 letra (origami) gjithashtu mbuloi edhe të gjitha paragjyikmet për femrat e mbuluara dhe publikisht me artin e saj tregoi fuqishëm se mbulesa nuk është pengesë, është krenari!

Urime e nderuar rekordmene e zonja!

Related Articles

Back to top button